Kryetari i Qeverisë i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, dërgoi letër urimi deri te Kryetarit Turk, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren e zgjedhjeve për Kryetar në Turqi.
Kryeministri Zaev në letrën drejtuar Erdoganit riafirmon marrëdhëniet e mira me Republikën e Maqedonisë dhe shpreson në bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat.
“Marrëdhëniet tradicionale në mes dy vendeve janë, për më shumë vite janë shembull për marrëdhënie të mira dhe zhvillimi i shoqërive dhe ndërtimin e të ardhmes për të dyja vendet”, thuhet në letrën e Kryeministrit Zaev.
Ne emër të miqësisë shumëvjeçare, përkrahja dhe bashkëpunimi i ndërsjellët me Republikën e Turqisë, Kryeministri Zaev shkroi se pret përkrahjen e Turqisë për aspiratat e Republikës së Maqedonisë të jetë anëtare e plotë e NATO-s.