Zaev i del në mbrojtje doktorit tetovar Abdulxhelal Esatit, që dëshiron t’i ndihmojë serbët

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev i ka dalë në mbrojte anestezologut nga Tetova, Abdulxhelal Esatit i cili vullnetarisht do të ndihmojë në Serbi për të lu*ftuar pandeminë me Covid-19.
Në një deklarim Zaevi ka deklaruar, se do të flasë personalisht me Esatin, pas informacioneve se janë kërc*ënuar ai dhe familja e tij.

Ka premtuar, se do ta mbrojë Esatin dhe i ka kërkuar të njëjtit që ti bashkohet personelit mjekësor në vend kundër Covid-19.
“Unë do të bisedoj personalisht me doktor Esatin që të shoh se cilat janë kërcënimet. Më vjen keq që ka ndodhur kjo, pasi Tetova është shembull i bashkëjetesës i më shumë kombësive dhe ne do të dëshmojmë se Maqedonia e Veriut është vend ku jetojnë të gjithë së bashku dhe qetë, maqedonas, shqiptarë, serbë, vlleh, turq,… Për fat të keq, në çdo shoqëri ka individë që nuk mendojnë në këtë mënyrë, dhe kërcënojnë në formën më të keqe. Unë personalisht do të merrem me këtë rast dhe do ta zgjidhim”, tha Zaev, transmeton TV21.

Abdulxhelal Esati është 67-vjeçar dhe me profesion është anesteziolog. Ka shprehur gatishmërinë e tij, që në mënyrë vullnetare të ndihmojë në Serbi për të luftuar pandeminë me Covid-19.
Por, pasi është kumtuar kjo, i biri i tij i cili poashtu është mjek dhe familjarët e tij, janë kërc*ënuar me jetë, njofton më tej Kurir.rs.
Para se të ndihmojë në Serbi, Esati ka shprehur gatishmëri për ndihmë edhe në Maqedoninë e Veriut, por siç ka njoftuar ai, nuk ka marrë përgjigje kthyese nga autoritetet e vendit.