Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e dytë për buxhetin të organizuar nga Oda ekonomike e Maqedonisë, ka komentuar edhe për “ikjen” e Gruevski.
Zaev tha se Qeveria nuk ka negociuar me askënd dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punën e gjyqësorit.
Kryeministri kërkoi që shërbimet ta kryejnë punën e tyre, pa treguar se kush prej institucioneve kompetente duhet të marrë përgjegjësi.
“Nuk e di nëse bëhet fjalë për arratisje. Duhet ta konstatojmë. Ti lëmë shërbimet të punojnë. Nuk mundë të di se kush duhet të mbajë përgjegjësi.
Shërbimet kanë vepruar. Gjyqi ka lejuar që të kalojë vikendi për vendimin sikur për gjitha rastet tjera. Deri tek MBP-ja ka arritur fletë arresti dhe ata e publikuan.
Kam përshtypjen se ky do të jetë një proces në kornizat e të drejtave të njeriut. Qeveria nuk ka negociuar me askënd dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punën e gjyqësorit”, u shpreh Zaev.