Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas jane fakte të pamohueshme

Gjuha maqedone dhe identiteti janë fakte të padiskutueshme. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, pas reagimeve të shumta në opinion për qëndrimin e shtetit bullgar. Ai shprehet i bindur se do të gjendet zgjidhje për mospajtimin rreth Goce Dellçevit, por gjuha maqedonase që është pjesë e identietit, shton Zaev, do të jenë jashtë çdo negociate.
Sipas Zaev, Maqedonia e Veriut në mënyrë miqësore duhet t’i qaset Bullgarisë dhe se vetëm me miqësi mund të zgjidhen problemet.

Zoran Zaev, kryeministër

“Me Bullgarinë jemi aleatë në NATO, kemi obligim të përbashkët që t’i përmirësojmë marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin ndërmjet. E drejta e vetëvendosjes dhe vetidentifikimit janë vlera themelore evropiane. Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë fakte të pamohueshme. Gjuha maqedonase është pjesë përbërëse e letërnjoftimit të Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara. Deklarimet që përmbajnë ofendimi nuk çojnë në miqësi të vërtetë”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani një ditë më parë, deklaroi se nuk duhet të ndërmerret ndonjë hap serioz për memorandumin e Bullgarisë. Ai foli se si duhet të zhvillohen negociatat në frymë për fqinjësi të mirë, por nuk foli se çfarë do të ndërmarrë ai, nëse do të kërkojë takim me Sofjen zyrtare dhe vendet anëtarë të BE-së ose do të lërë që Bullgaria të lobojë fuqishëm për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin që të marrin përkrahje nga vendet e tjera të BE-së.