Zaev: Gjithmonë do të bëjmë hapa miqësor ndaj fqinjëve tanë

Ne gjithmonë do të jemi një palë që do të hedhim hapa miqësorë që hap perspektiva për marrëdhënie të ndërsjella me fqinjët tanë, përfshirë Bullgarinë, por identiteti nuk do të negociohet kurrë, ky është identieti ynë si maqedonas që flasim gjuhën maqedonase, tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Radio Kanal 77.
“Unë i kuptoj qytetarët dhe reagimet e tyre, por udhëheqësit janë për të zgjidhur çështje të vështira. Unë jam duke bërë hapa miqësorë që hapin perspektiva, në rastin tonë perspektivat evropiane dhe të ardhmen,” u shpreh kryeministri Zaev.

Zaev tha se kanalet e komunikimit janë të hapura me Republikën e Bullgarisë dhe se po zhvillohen diskutime intensive për çështjet që janë aktuale dhe pengesë për të miratuar kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat me BE-në.

“Jemi duke biseduar për gjuhën e urrejtjes, jemi duke biseduar për udhërrëfimin për implementimin e Marrëveshjes midis dy vendeve. Duhet të arrijmë shumë më shumë në planin e bashkëpunimit ekonomik, të stimulojmë më shumë nga ajo që është arritur deri më tani, ndërsa nuk është pak. Kemi investime prej kompanive tona në Bullgari. Nga bullgaria i kemi 13 investime, në mesin e së cilave më të rejat të cilat dëshmuan interes për investime në energjetikë”, tha kryeministri Zaev