Zaev flet për mungesën e Hazbi Likës për 6 muaj në punë!


Burime për TV21 thonë se kryeministri Zaev ka pasur vërejtje edhe për zëvendësin e tij Hazbi Likën, i cili tashmë një kohë të gjatë nuk po shkon në punë, e që sipas Zaevit kjo tregon mungesë të respektit ndaj Qeverisë. Për këtë kërkuam qëndrim nga vetë Kryeministri, dhe ja si na u përgjigj:

“Nuk mund që të mos vijë nëpër seanca, prandaj do të na duhet patjetër që shumë shpejt të sjellim një vendim për këtë”, tha kryeminitri i vendit, Zoran Zave.

Të gjitha këto fërkime mund të çojnë në lëvizjen e disa ministrave thotë burimi ynë. Kështu, zëvendëskryeministri Hazbi Lika mund të zëvendësohet nga Atila Rexhepi poashtu nga radhët e BDI-së, i cili ishte shef i shtabit gjatë fushatës së referendumit. Në rast rikonstruimi të kabinetit, është e mundur që të zëvendësohet edhe Ministri i Financave Tevdovski, ai Transportit Sugarevski si dhe zëvendëskryeministri Angjushev. Megjithatë zyrtarisht nga qeveria mohojnë të kenë në plan ndryshime të këtilla.

“Aktualisht në kuadër të qeverisë së Republikës së Maqedonisë nuk është diskutuar për ndryshime kadrovike apo për shkarkim të ndonjë prej anëtarëve të Qeverisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.