Zaev, falënderon shqiptarët për mirëkuptimin


Sipas tij vendi ka zgjidhur “nyjen gordiane”, siç ishte kontesti me Greqinë dhe tani është mundësia historike që të përmbyllet një proces i deklaruar që nga mëvetësimi i Maqedonisë.

“Jemi kaq afër BE-së dhe NATO-s. Fituam ftesë për anëtarësim në NATO. Që në ’93-shin Maqedonia morri vendim që të bëhet anëtare e NATO-s. 25 vjet pritëm dhe e arritëm. Që nga 2005 jemi vend kandidat për anëtarësim në BE. Ishim para Kroacisë. Ajo hapi bisedimet dhe në 2013 u bë anëtare e BE-së. Ke kemi statusin e kandidatit dhe nuk bëm asnjë hap. Përfundimisht fituam datën për fillimin e bisedimeve dhe hapjen e fondeve paraqasëse të BE-së. Ky është sukses i madh i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Nga anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE përfitojnë të gjitha kategoritë e qytetarëve, tha Zaev ndërsa përfitimi më i madh, sipas tij, është se të rinjtë nuk do të duhet të migrojnë pasi do të krijohen mundësi për investime, vende të të reja pune dhe paga më të mira.

Sa i përket Marrëveshjes me Greqinë, si parakusht për zhbllokimin e procesit eurointegrues, Zaev falënderoi bashkëqytetarët jomaqedonas për mirëkuptimin që kanë patur gjatë këtyre tre dekadave kur bashkësia maqedonase negocionte me palën greke për çështje të saj identitare.

“Kemi shtet të përbashkët që askush më nuk e konteston. Është e rendit që këtu në Kërçovën multietnike t’u përulet të gjithë qytetarëve shqiptarë, turq, sërb, vlehë, rom, boshnjakë, etj. sepse pasipatët mirëkuptim për ne maqedonasit deri në qiell. Pasi, bisedonim për identitetin maqedonas. Kështu bashkëqytetarë të nderuar nga bashkësitë më vogla etnike treguat se si ndërtohet një shoqëri për të gjithë, si ndërtohet Maqedonia multietnike, kjo na bën stabil, të unifikuar dhe të afruar. Dhe kjo do të mbetet në memorjen e përhershme të Maqedonisë si dëshmi për bashkëjetesë”, theksoi Zaev

Për dallim nga procesi i integrimit në BE, i cili kërkon më shumë kohë, Maqedonia mund të bëhet anëtarë e NATO-s, gjatë vitit 2019. Kreu i LSDM-së, tha se me anëtarësimin, Maqedonia do të jetë e mbrojtur nga Aleanca, pasi siç tha NATO do të thotë siguri, paqe dhe stabilitet.