Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dje tha se i ka dorëzuar me shkrim dorëheqjen kryeministrit Zoran Zaev. Ai tha se këtë veprim e ka bërë për arsye morale, i prekur nga tr*agjedia e rëndë në spitalin modular ku jetën e humbën 14 veta si pasojë e shpë*rthimit të zj*arrit.
Por, kryeministri Zaev deri sot në mëngjes nuk është prononcuar lidhur me vendimin e Filipçes dhe dorëheqjen e pranuar. Nga LSDM kanë përshëndetur dorëheqjet e zyrtarëve të lartë të shëndetësisë dhe të spitalit klinik të Tetovës. Megjithatë, Zaev pritet të prononcohet se si do të veproj me dorëheqjen e deponuar nga Filipçe, që konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë.
Nëpër rrjetet sociale që dje janë lansuar grupe dhe iniciativa në përkrahje të ministrit dhe kundër dorëheqjes së tij. Këto nisma po shpërndahen nga aktivistë të LSDM. Megjithatë, përfundimisht pritet se si do të veproj në këtë rast kryeministri Zaev.