Zaev: E solla Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe sepse kisha guxim

Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk e ka problem që të pranojë që kryeministri të jetë shqiptarë, por se nuk do të lejojë që kjo të arrihet përmes shan*tazheve.

Zaev thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve me të cilin mundësohet një shtrirje më e gjerë e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe është meritë e tij dhe guximit të partisë që drejton.Radio Evropa e Lirë: Zoti Zaev, në këto zgjedhje ju thoni se shqiptarët duhet t’u besojnë votën sepse dëshmuat se angazhoheni për interesat e shqiptarëve përmes konceptit “një shoqëri për të gjithë”, duke vënë theksin në miratimin e të Ligjit të gjuhëve me ç`rast gjuha shqipe arrin një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar.

Po të njëjtën gjë e thotë dhe partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, se ata janë meritor për këtë. Cila është e vërteta?Zoran Zaev: E vërteta është realiteti i ri në shtet.BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) ishte në pushtet për 17 vjet. Ishte pjesë e pushtetit edhe me VMRO-DPMNEnë edhe LSDMnë para se të vijë Zoran Zaevi dhe kjo kryesi e re e Lidhjes Social-Demokrate. Pse nuk e sollën Ligjin për gjuhën përderisa këtë e parasheh Kushtetuta?Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe nuk e sollën për shkak se nuk kishin guxim as BDIja as VMRO DPMNEja e as udhëheqësitë e kaluara të LSDMsë flas për periudhën gjatë vitit 2006 kur socialdemokratët ishin në pushtet.Ne sollëm ligjin për shkak se kishim guxim, u sqaruam qytetarëve se nuk hu*mbet askush asgjë me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.