Zaev e rikonfirmon idenë t’i lirojë serbët nga pagesa rrugore

Qeveria planifikon që gjatë muajve të verës, të gjithë shtetasit e Sërbisë që do ta kalojnë përmes shtetit tonë për të shkuar në pushime në Ohër ose në Greqi, t’i lirojë nga pagesa rrugore. Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar një vendim të tillë, duke thënë se kjo do të ishte formë për t’iu falemenderuar popullit dhe shtetit serb për vaksinat që na ka sjellë në donacion, pasi nuk ka pasur mundësi tjetër kompenzimi. Për qytetarët serbë Qeveria do të ndajë kartela të veçanta falas, ndërsa paratë për ato kartela do t’i paguajë Qeveria në llogari të ndërmarrjes për rrugë shtetërore.

“T’ia kthejmë Serbisë dhe popullit serb atë donacion, përmes një mekanizmi kur gjatë verës do tu mundësojmë ta kalojnë kufirin tonë, shpresoj fillimisht për Ohër, Prespë dhe Dojran, por shkojnë edhe për në Greqi. Përmes vinetave shtesë në kalimin kufitar në Serbi, me targa sërbe dhe pasaportë serbe do tu miratohet të kenë kalim të lirë, ndërsa ne paratë për ata vaksina do t’ia paguajmë Ndërmarrjes Shtetërore për Rrugë Publike. Në këtë mënyrë do të mundohemi t’ia kthejmë në një mënyrë gjestit të madh dhe siolidar të Sërbisë mike”, ka deklaruar Zoran Zaev.