Zaev e rehaton Ahmetin: Koalicioni me BDl-në funksionon

Kryetari i LSDMsë ka deklaruar se koalicioni me BDlnë është duke funksionuar. Ai me tëj shtoi se të gjitha ligjet duhet të miratohen para shpërbërjes së Kuvendit.

“Koalicioni me BDl-në funksionon. Gjithsesi dje nga sekretari i përgjithshëm i partisë siç mundët të lexoni dhe të shihni, dërguam porosi serioze për përgjegjësi para shtetit.

Qëllimi ynë kryesor është që para shpërbërjes së Kuvendit, të jepet shans, të votohen ligjet, jo vetëm ligjet për të cilat nevojiten dy të tretat, kodi zgjedhorë, shkarkimi i ministres së punës dhe politikës sociale, dhe disa zgjidhje ligjore.

Tekstualisht shpenzimi i kohës që është i numëruar, deri në mesnatën e 16 shkurtit, kur është afati i fundit për shpërbërjen e Kuvendit, nuk mund të lejojmë, me çfarëdo qoftë lojëra dhe plane të dëmtohet procesi i diskutimit, e drejta e deputetëve nga rregullorja dhe në fund e drejta që të votohen ligjet”, u shpreh Zaev.