Zaev e pranon: “Qytetarët na dënuan, kërkojmë edhe një mundësi, rrezikohet shteti”

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka pranuar se rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit është një kritikë dhe dënim që qytetarët e dërguan tek ata si parti.
Ai premton se pas kësaj LSDM do të korrigjojë gabimet e veta dhe se do të hapet për qytetarët. Qëllimi siç thotë është të rritet produktiviteti i komunave dhe Qeverisë.

“Qytetarët dërguan kritikë të qartë, vërejtje dhe do të thoja edhe dënim. Ne atë qëndrim dhe atë zë e dëgjojmë, e kuptojmë dhe e aprovojmë. Jemi të vetëdijshëm, unë personalisht dhe partia se më tepër nuk ka tolerancë që të përsëriten gabimet e njëjta. Ne jemi parti që i dëgjon njerëzit dhe jo të shkelë mbi ata. LSDM mëson, LSDM ndryshon dhe i korrigjon gabimet e veta që të sigurojë përparim të shpejtë të shtetit dhe jetë më të mirë të qytetarëve”, tha Zaev nga selia e partisë.