Zaev duhet të dëshmojë për rastin “Titanik”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Target”, që ka të bëj me parregullsitë zgjedhore. Në seancën e kaluar ishte paralajmëruar se sot do të dëgjohen disa dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe ish kryeministri Zoran Zaev.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili gjendet në arrati në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, dhe të tjerë.

Ata akuzohen për bashkim kriminal, shkelje të të drejtës zgjedhore, cenim të lirisë për përcaktim të lirë të votuesve, blerje të votave, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve financiare për fushatë zgjedhore.