Ish kryeministri Zoran Zaev sot përmes profilit në Fejsbuk porositi se përvjetori i anëtarësimit në NATO është moment të cilin e kujtojmë me krenari.
“Kaluam një rrugë të gjatë nga dita kur me krenari e shihnim valëvitjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s në Bruksel. Një ditë që është histori. Një traditë me rëndësi për brezat tanë. Ia vleu, populli im! Realizimi i ëndrrës shekullore të revolucionarëve tanë. Ofrimi i sigurisë për të tashmen. Sigurim i të ardhmes për të rinjtë. Ia vleu! Ti gëzohemi me krenari kësaj dite!”, ka shkruar Zaev.
Sipas tij, dolëm nga izolimi që sot të sjellim vendime me më të fuqishmit.
“Përvjetori i anëtarësimit në NATO është rast që zgjon do zemër. Moment të cilin të gjithë me krenari e kujtojmë. Sot kur ka shpërthyer një luftë shkatërruese, e shohim se sa me rëndësi është ajo që jemi NATO. Për çdo qytetarë që sot të jetë i rehatshëm, për shtëpinë ta kemi të sigurt- ia vleu. U nisëm me plagë nga goditjet e përgjakshme në shtëpi dhe në pragun e luftës civile. Luftuam për reforma që na transformuan nga një shtet i robëruar në demokraci. Dolëm nga izolimi i botës që sot të marrim vendime për fatin tonë krah për krah me më të fuqishmit në botë”, ka shkruar Zaev.
E arritëm, shtoi ai Marrëveshjen historike të Prespës.
“Duke parë se jo larg nesh granatohen civilë të pafajshëm, rikujtojmë se pse është me rëndësi kontesti me fqinjët të zgjidhet përmes diplomacisë dhe paqes. Bota na shpërbleu mua dhe kolegun tim Cipras me Çmime të paqes, por çmimi i vërtetë është që dy popujt sot jetojnë në paqe dhe pajtim. Referendumin e vitit 2018 e mbështetën 600.000 qytetarë. Me fjalët e mikut tim Stoltenberg: “Dyert e NATO-s janë të hapura, por vetëm qytetarët e vendit tuaj mund të vendosin ta kalojnë”, shton Zaevi sipas të cilit “me të vërtetë ishte ashtu- mbështetja për referendumin nga qytetarët ka qenë më e madhja se sa çfarëdo ideje tjetër politike në histori pas referendumit për pavarësi”.