Zaev: Do tu japim fund ndërtimeve ilegale, do të vendosim rend

Kryeministri Zoran Zaev derisa ka komentuar vendimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski që mos të nënshkruaj Dekretin për Ligjin për ndërtimet ilegale theksoi se procedura parashikon që ligji në fjalë sërish të kthehet në Kuvend dhe të merren parasysh të gjitha çështjet që i theksoi presidenti Pendarovski, ndërkohë që ka premtuar se do të jetë hera e fundit që miratohet ligji për të legalizuar ndërtimet ilegale.
“Me këtë do t’i jepet fund ndërtimeve ilegale dhe do të vendoset rend në shtet”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.