Zaev: Do të dëshmoja në rastin “Monstra”, nëse kërkon gjykata


Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se do të paraqitet si dëshmitarë në rastin “Monstra” nëse gjykata kërkon një gjë të tillë. Zaev po ashtu tha se të gjitha materialet të cilat i posedonte për rastin në fjalë i janë dorëzuar gjykatës, njofton Medial.mk.

“Nëse gjykata kërkon që të jem dëshmitar dhe të tregoj gjithçka që di, këtë do ta bëjë pasi është obligim i çdo qytetari. Gjithë materialet që i kam, janë dorëzuar në gjykatë. Ju kam treguar familjarëve ku i kam parë, se si njëri nga të dyshuarit bisedonte me Nevzat Bejtën. Ju kam treguar gjithçka familjarëve”, tha Zaev.

Për thëniet se ka një bisedë midis Fejzi Azirit, një prej të akuzuarve në rast, me ish kryetarin e Gostivarit, Nevzat Bejta, Zaev sqaroi se në bomba ka pasur biseda midis dyve, ku Aziri ka kërkuar subvencione për bujqësi. Zaev këtë gjë ia ka thënë edhe prindërve të djemve të mbytur gjatë takimit me to. Kryeministri ka shtuar se nuk e ka në plan që të bëhet hetues dhe këtë gjë ia le në dorë gjykatës.