Zaev: Do të bashkëpunojmë me Besën në zgjedhjet lokale

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për bashkëpunimin me Lëvizjen Besa në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zaev këto deklarata i dha pas takimit që ka pasur me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Me kryetarin e Besës, Bilall Kasami ramë dakord që partneriteti në koalicionin tonë do të vazhdojë të zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme lokale, për të cilat sipas specifikave të komunave të ndryshme kërkojmë dhe përcaktojmë kandidatët më të mirë të cilët do të japin rezultatin më të mirë për popullin”, ka shkruar mes tjerash Zaev.