Zaev: Dhjetë ditët e fundit nuk kam komunikuar me Maksim Dimitrievskin

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi se në 10 ditët e fundit nuk ka pasur asnjë kontakt me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, Zaev ka thënë se Dimitrievski nuk do të perjashtohet nga partia, por e ka kritikuar haptazi lidhur me qëndrimet e tij kur qeverisjen aktuale e krahasoi me regjim. Zaev e arsyetoi edhe distancimin e LSDM-së nga Dimitrievski lidhur me qëndrimet e tij për Marrëveshjen me Bullgarinë, si dhe për moskujdesin e treguar gjatë pandemisë.