Liderët e LSDM-sē dhe VMRO-DPMNE-së Zoran Zaev dhe Hristikan Mockoski, që të dy janë tē bindur se do të jenë fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill, por e përjashtojnë mundësinë që të bëjnë koalicion të gjerë.
Zaevi në TV duelin në Kanal 5 paralajmëroi se LSDM në zgjedhje do të garojë si parti multietnike, ndërsa Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE do të garojë si parti maqedonase.
Zaevi nuk e përjashton mundësinë për koalicion të gjerë, por pasi VMRO-DPMNE-ja të humb në zgjedhje dhe Mickoski të japë dorëheqje, pas çka do të evropianizohrt partia.
Zaev paralajmëroo se ai do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore 4 dhe i bëri thirrje Mickoskit që të garojnë ne terren vendor.
Theksoi se për të përgjegjësi para popullit është që të jetë bartës i listës zgjedhore, e jo kandidat “shpic”, që mund të interpretohet si si ikje nga përgjegjësia.
Madje, Mickoski theksoi se ka dhënë propozim për kandidat “shpic” për mandatar për qeverinë e ardhshme dhe se vendimin përfundimtar për atë se kush do të jetë kandidat pretendent për kryeminstër ose bartës i listës do të mësohet javën e ardhshme në KQ të partisë.