Zaev dhe Mickoski me një zë: Duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka përshëndetur vendimin e Qeverisë me të cilin i kërkohet presidentit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Vendimi i këtillë sipas ish kryeministrit, i mundëson Qeverisë që më me efikasitet të përballohet me situatën e krijuar dhe të parandalojë zgjerimin e korona virusit. Zaev sqaroi masat që do të meren në gjendje të jashtëzakonshme duke shtuar se liria e lëvizjes do të varet nga respektimi i masave prej qytetarëve.

ZORAN ZAEV, LSDM

“Gjendja e jashtëzakonshme nënkupton të punojnë të gjitha objektet përveç nëse Qeveria me urdhër të veçantë nuk mbyll ndonjë objekt ose veprimtari. E dyta gjendja e jashtëzakonshme nënkupton se do të mund të dalim ditën, të kryejmë obligimet, të kthehemi në punë ose shtëpi por duke qenë shumë seroz. Të shkojmë të kryejmë punë me maska dhe doreza dhe të kthehemi përsëri me kujdes të madh. Të moshuarit do të guxojnë të dalin nga shtëpia por nëse duhet të kryejnë ndonjë obligim. Mjete dezinfektimi patjetër të përdoren gjatë kontaktit me persona të tretë, nëse ka simptome edhe më të vogla ti drejtohemi mjekut për ndihmë. Kufizim I lëvizjes do të ketë nëse ka orë policore, gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton orë policore, por orë policore do të ketë nëse nuk i respektojmë masat”

Pro gjendjes së jashtëzakonshme është shprehur edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili deri dje kërkonte që të shpallet vetëm gjendje krize. Ai tha se ishte kundër gjendjes së jashtëzakonshme pasi me këtë vendim të gjitha kompetencat i jepen në dorë një njeriu të vetëm, por tani tha ai nuk është koha për debate të këtilla. Me rëndësi sipas Mickoskit është shëndeti i qytetarëve.

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE

“Unë kërkova shpalljen e gjendjes së krizës sepse qëndron më lart në nivelin e seriozitetit të veprimit, cilësisë dhe fleksibilitetit të menaxhimit me pasojat e virusit korona për dallim prej zbatimit të gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën gjithë pushteti përqendrohet në duart e një njeriu dhe do të pajtoheni se kjo nuk është aq demokratike. Por kjo, edhe në këtë rast është sekondare. Primare është shëndeti i qytetarëve dhe veprimi urgjent. Kjo do të hapë mundësinë e miratimit të masave me fuqinë e ligjit të cilat do të mund të keqpërdoren dhe është gjendje e cila është pse është kushtetuese, nuk është e definuar qartë me ligj”-tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së”

Mickoski ka përsëritur edhe sot kërkesat dhe propozimet e VMRO-DPMNE-së për masat ekonomike në mbështetje të qytetarëve dhe kompanive vendore të cilat janë të prekura nga situata e rënduar me koronavirusin.