Dy liderët e partive më të mëdha politike, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, nesër përfundojnë periudhën 7 ditore të izolimit shtëpiak. Për Alsat, ata deklarojnë se ndjehen mirë, deri sa vazhdojnë rregullisht punën në distancë me organet partiake. Mickoski dhe Zaev presin rezultate negative edhe në testin e dytë për virus korona. Kreu i VMRO-DPMNE-së është në vetëizolim.
Zaevi dhe Mickoski nesër përfundojnë izolimin
“Afati kalon nesër, por do të rrimë në shtëpi deri në kalimin e festave të Pashkëve. Nuk ka simptoma as tek unë, as të bashkëshortja, as te fëmijët ose prindërit e mi. Unë jetoj në bashkësi. Shpresoj që edhe këto teste të rezultojnë negative që të mundemi pas festave të kthehemi në funksionimin normal të detyrimeve të punës”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
“Nesër përfundon dita e shtatë. Shtatë ditë kishin kaluar që nga kontakti i fundit me personin e infektuar nga Covid-19. Që atëherë jam shtatë ditë në vetëizolim. Sot është dita e gjashtë. Ditën e shtatë duhet të më vizitojë një ekip mjekësh dhe ta bëjmë testin e fundit pasi testi i parë ishte negativ. Unë jam i sigurt sepse nuk kam asnjë simptom për të dyshuar se mund të jem pozitiv në Covid -19. Do të jetë negativ, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Dy liderët Mickoski dhe Zaev ju nënshtruan izolimit dhe testimit pasi gazetari me të cilin të dy kishin realizuar intervistë, rezultoi pozitiv në virusin korona.