Zaev dhe Filipçe për darkë pune tek Erdogan: Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar është jetik për dy vendet

Kryeministri Zoran Zaev pasditen e sotme së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko FIlipçe ka udhëtuar për vizitë pune në Republikën e Turqisë, transmeton Alsat. Zaev në Turqi është takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili ka pranuar delegacionin e Maqedonisë së Veriut për darkë pune.

“Gjatë takimit, kryeministri Zaev theksoi bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë ekonomik midis dy vendeve dhe interesin e theksuar të kompanive turke për të investuar në Maqedoninë e Veriut dhe për të thelluar lidhjet e biznesit dhe tregtisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.