Zaev: Deri në fund të muajit korrik do të dihen marrëveshjen koalicionuese

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për TV21 theksoi se deri në fund të muajit korrik do të jenë gati marrëveshjet koalicionuese.
Ai shtoi se përkrahje do të ketë ajo parti me të cilën kanë koalicion në nivel qendror, duke mos përmendur nëse është Lëvizja Besa ose BDI.

“Nuk kam përgjigje, por shpresojmë se do të arrijmë marrëveshje deri në fund të këtij muaji. Me BDI-në, Besën ose PDSH-në. Atje ku kemi më shumë kandidatë nga koaliconi ynë, ai do të hyjë në rreth të dytë, është logjike se do të mbështetet nga partnerët e koaliconit”, tha Zaev.
Ndryshe, zgjedhjet lokale pritet të mbahen në pjesën e dytë të muajit tetor.