Zaev: Deri në fund të marsit pritet të vijnë 21 mijë vaksina Pfizer

Kryeministri Zoran Zaev pas vizitës së tij në Shtip në një deklaratë për media tha se tashmë ka arritur marrëveshja me kompaninë Pfizer dhe se pritet që deri në fund të marsit në vend të arrijnë 21 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Мarrëveshja me Pfizer ka arritur. Në tre mujorin e parë, kjo do të thotë diku në fund të marsit do të marrim ato 21 mijë doza të vaksinë Pfizer, në tre mujorin e dytë do të sigurojmë edhe më shumë sasi, dhe në tre mujorin e tretë do të sigurohen edhe më shumë vaksina”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut deri më tani ka siguruar vetëm 8.190 doza të vaksinave kundër Covid-19. Vaksinat e kompanisë Pfizer ishin siguruar si donacion nga Serbia, ndërsa kanë shërbyer për vaksinimin e personelit shëndetësorë.