Zaev demanton Ahmetin: Nuk kam qenë asnjëherë në takime të fshehta me Gruevskin

Nuk është e vërtetë që kam pasur takime të fshehta me Nikolla Gruevkin dhe Ali Ahmetin për kodin penal, theksoi për TV 24 ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili e theksoi këtë si përgjigje për Ali Ahmetin, i cili theksoi se ndryshimet në Kodin Penal janë marrë vesh në takime të fshehta.

“Informacionet e Ahmetit nuk janë të vërteta, asnjëherë nuk kam pasur takime të fshehta me Gruevskin”, theksoi Zaev.

Ndryshimet në kodin penal shkaktuan një ortek reagimesh në opinion, duke konsideruar se ofrojnë lehtësim dhe “falje” për krimet për të cilat “procedohen” ish-zyrtarët.