Zaev deklaroi fitoren e demokracisë, kundërshtarët e referndumit në rrugët e Shkupit

Kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin e sotëm si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.

Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet një konsensus atëherë vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kreu i qeverisë maqedonase tha se konferenca për shtyp do të jetë pas një orë e gjysmë, kur do të dalë me të dhëna lidhur me referendumin e sotëm.