Zaev: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit, më pas askush nuk e di se çfarë do të ndodhë

Kryeministri Zoran Zaev tha se çmimi i energjisë elektrike deri në fund të viti është e garantuar dhe nuk do të ndryshojë.

Ai tha se do të shfrytëzohen të gjitha potencialet për prodhimin e energjisë elektrike.
“E gjithë kjo do të thotë stabilitet së pari për amvisëritë. Shteti është në dispozicion ne do të veprojmë njësoj si vendet tjera të rajonit dhe të Evropës, ngase jemi të obliguar sipas marrëveshjeve, por do të konfirmojmë edhe një herë se jemi këtu për qytetarët”, tha Zoran Zaev, raporton SHENJA.

Zaev tha se askush nuk e dinë se çfarë do të ndodhë pas vitit të ri, as Makron, Merkel, Bajden dhe Putin.

“Ne jemi pjesë e tregut global, e tregut të hapur dhe botës demokratike do t’i ndjekim zhvillimet në tregun. Nuk do të kisha përshpejtuar se çfarë do të bëjmë, por them se këtu jemi për t’ju gjendur qytetarëve”, deklaroi Zoran Zaev