Zaev: “Bujqit do të marrin tre denarë shtesë subvencione për harpë orizi“

Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se nga programi KOVID të projektuar në qershor, bujqit do të marrin tre denarë shtesë subvencione për harpën e orizit.

Me këtë, siç theksoi Zaevi, do t’u dalë në vigjilje kërkesave të prodhuesve për tejkalimin e çmimeve blerëse më të ulëta për shkak të pandemisë.

Zaevi mori pjesë në ngjarjet përfundimtare nga manifestimi “Ditët e orizit të Koçanit” së bashku me ministres e Arsimit, Milla Carovska, zëvendësministrin e Bujqësisë, Trajan Dimkovski dhe përfaqësues tjerë qeveritarë.

Zëvendësminisri Dimkovski theksoi se me mbështetjen qeveritare prej 32,5 milionë denarëve, me ç’rast janë lidhur 25 kontrata, këtë vit për herë të parë në rrethinën e Koçanit me vjeljen e orizit do të përdoren kombajna me pajisje për prerjen e kashtës, që të evitohet djegia e tyre.

Në solemnitetin qendror në të cilën morën pjesë edhe të ftuar nga qytetet simotra nga Hungaria dhe Bullgaria, si dhe qytetarë, u theksua se orizi mbetet një nga brendet kryesore bujqësore maqedonase, për shkak të së cilës e ka mbështetjen e shtetit.