Pavarësisht kritikave të prindërve dhe mësimdhënësve, kryeministri Zaev thotë se nxënësit e vendit tonë duhet të bëhen konkurrent me bashkëmoshatarët e tyre të shteteve të tjera. Sipas tij bota tani më vite të tëra e zbaton digjitalizimin.
“Duam t’i mësojmë të hulumtojnë në internet që të shohin se çfarë në fakt do të thotë në praktikë ajo që mësojnë, sepse librat janë vetëm një nga mënyrat për të mësuar për një fushë të caktuar, temë apo problematikë, këtu i referohem klasës së katërt. Kjo mënyrë moderne e të mësuarit që bota tashmë më vite, për të mos thënë me dekada e zbaton. Fëmijët duhet të kapin ritmin e fëmijëve nga shtetet tjera, deri atëherë do të ketë libra, skripta, që do të ndihmojnë deri sa t’i pajisim”, u shpreh Zoran Zaev- kryeministër i Maqedonisë së Veriut.