Sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryeministri Zoran Zaev tha se do të zgjaste shumë procedura për blerjen e 40.000 kompjuterëve për ata fëmijë që nuk kanë pajisjet e nevojshme IT për të ndjekur mësimet online.
“Procedura për blerjen e 40.000 kompjuterë do të zgjaste deri në prill. Për ata që nuk kanë pajisjet e nevojshme, ka materiale të regjistruara që kanë një orar të duhur. Besoj se do t’i pajisim mjetet teknike me donacione, varësisht nga kush mund – Qeveria, ministritë apo institucionet e tjera. Ne do ta bëjmë çdo fëmijë të ndihet i barabartë me të tjerët”, tha Zaev.
Ministrja e Arsimit Mila Carovska në konferencën e përbashkët me Zaevin para mediave shtoi se ekziston mundësia për të ndjek mësimet në servisin publik të cilin ekziston një orar dhe në këtë mënyrë të gjitha vendet në zhvillim e përdorin atë si një mundësi.
“Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me servisin publik dhe kemi në dispozicion një orar që do të ndiqet tërë vitin”, tha Carovska