Zaev: Besoj se Ligjet do të miratohen, Kuvendi me kohë do të shpërndahet

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar sot se ligjet do të miratohen dhe se Kuvendi do të shpërbëhet me kohë, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 prill.

“Kuvendi nuk guxon të lejoj që të rrënohet procesi i diskutimeve, është e drejtë që garanton rregullorja për punën e Kuvendit, është e drejtë e deputetëve që të shprehen rreth ligjeve. Ndoshta do të ketë 2/3 e votave, mund edhe të mos ketë por është e radhës, korrekte dhe e ndershme që të japim shanse që të votohen këto ligje të rëndësishme”, tha Zaev.