Zaev: BDI mos ta gënjej veten, bashk me BESËN do fitojm edhe në njësinë 6

Koalicionin që dje e promovuat me Lëvizjen BESA ka ngjallur shumë reagime, mes tjerash edhe BDIja, nga ku ngulin këmbë që koalicioni i ardhshëm të jetë mes fituesve të zgjedhjeve, si e komentoni këtë.

“Këto komente kërkojnë vëmendje, ky moment i ri, në fakt vetëm se mund të përforcoj votën e qytetarëve. për ne në rradh të parë janë qytetarët, më pas vijnë përkatësit, etnike e politike.
Mund të lëvdohemi dhe jemi krenar për atë që arritëm me BESËn. Qytetarët vendosin në zgjedhje. Unë porosis BDInë, që të mos gënjej vetveten sepse kolaicioni LSDM BESA do të jenë fitues të zgjedhjeve. Ndërkohë që edhe në njësinë e 6 zgjedhore ne do jemi fitues”, tha Zaev.

Zaev: Jam për uljen e numrit të deputetëve dhe ministrave

Kreu i LSDMsë dhe ish kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp sot deklaroi se ai është për uljen e numrit të deputetëve dhe ministrave. Megjithatë sipas tij kjo ide do të duhet të shqyrtohet në të ardhmen.