Zaev: Avancimi i cilësisë së jetesës janë garancia më e madhe se të rinjtë do të mbeten në vend


“Si të gjitha shtetet nga Evropa Juglindore, në këtë kuptim edhe për Maqedoninë e Veriut sfida më e madhe është ti mbajmë të rinjtë në vendin e tyre. Këtu të gjejnë punë dhe ta organizojnë jetën e tyre. Si rajon u përballëm me migrim të lartë, prandaj ne zbatojmë proces të suksesshëm duke hapur qindra dhe mijëra vende pune në katër vitet e fundit,” theksoi Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev në emision “Konflikt Zoun” në “Dojçe Vele”.

Kryeministri Zaev në drejtim të krijimit të një të ardhme me prosperitet, para se gjithash për të rinjtë, theksoi se paga mesatare rritet në vazhdimësi, paga minimale u rrit për 65 përqind, ndërkaq papunësia prej 24 përqind u ulë në 16 përqind.
Ai gjithashtu theksoi se përmisimi i cilësisë së jetesës janë garancia më i madh se të rinjtë do të mbeten këtu dhe se politikat e Qeverisë janë në atë drejtim.