Zaev: Asnjëherë nuk kërkoj dorëheqje nga Spasovski

Kryeministri Zoran Zaev, nga foltorja e Kuvendit, ka bërë të ditur, se asnjëherë nuk do të kërkojë dorëheqje nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Këtë Zaevi e tha derisa opozita VMRO-DPMNE-së, të cilët kërkojnë nga Spaovski të tërhiqet, pas rastit kur komandanti i Stacionit Policor u kap duke kon*trabanduar dr*ogë për në Greqi.

“Të kërkoj dorëheqje për ak*sion të realizuar me sukses? Asnjëherë nuk do ta bëja këtë”, tha Zaevi.
Ai ka publikuar edhe fotografi, ku siç thotë, “shihen pjesëtarë të VMRO-DPMNE-së duke u shoqëruar me komandantin”.