Zaev: Asnjëherë nuk jam vozitur me Mercedesin e Gruevskit


Kundërshtarët politik, ballë për ballë filluan debatin televiziv, debat i cili ishte kërkuar nga Lideri i opozitës Hristijan Mickovski, e që Kryeministri aktual Zoran Zaev e pranoi pa hezitim, sonte i njëjti po zhvillohet pas 15 viteve në Televizionin Shtetëror, njofton Medial.mk.

Të dy po zhvillojnë një debat, për çështjet aktuale si dhe për reformat gjyqësore dhe gjykimet të cilat këtë javë u shqiptuan për ish-Kryeministrin dhe Kryeministrin aktual Zoran Zaev. Ndërkaq Ish-Kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg për lëndën e ashtuquajtur “Mercedes”, ndërsa ky i dyti u lirua nga akt-akuzat.

Lidhur me vendimet gjyqësore për Zaev dhe Gruevskin, Zaev tha se në procedurë janë provat.

“Gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm, por sot ka një dallim, sepse ekziston një procedurë e hapur gjyqësore dhe vesoj se Maqedonia meriton të ketë procedura të hapura gjyqësore. Procedurat gjyqësore edhe për mua po edhe për Gruevskin i ka përcjellë edhe publiku. Drejtësia në Maqedoni është në rrugë të drejtë.

Ndërkaq, Mickoski pyeti Kryeminitrin Zaev se në është vozitur me veturë dhe a ndjehet komod në Mercedes, Zaev tha se asnjëherë nuk jam vozitur me veturën luksoze të cilën ish Kryeministri Nikolla Gruevski sot mori dënim me dy vjet burg./Medial.mk/