Zaev: Aktive 13 zj*arre, po arrijnë 4 helikopterë nga Serbia

Kryeministri Zoran Zaev në facebook ka shkruar se falë profesionalizimit dhe solidaritetit të zja*rrfikësve dhe qytetarëve nuk ka persona të lënduar rëndë nga zj*arret që kanë përfshirë territorin e vendit, posaçërisht rajonin e Koçanit aty ku gjendja ishte më kr*itike.
Zaev thotë se dëmi material është diçka që me forca të përbashkëta do të kompensohet por se kujdesi kryesor duhet të jetë siguria.

“Këtë mëngjes dy helikopterë në mënyrë aktive janë duke marrë pjesë në shuarjen, ndërsa në çdo moment jemi duke pritur që të arrijnë katër helikopterë nga Serbia. Në mënyrë intensive jemi duke komunikuar me aleatët tanë të NATO-s të cilët janë të gatshëm të na ofrojnë ndihmë në përputhje me kushtet e terrenit”, ka shkruar Zaev, duke shtuar se aktive janë 13 zj*arre, ndërsa më kr*itike është situata në Staro Nagoriçane.
Zaev ka porositur qytetarët që të mos shkojnë nëpër pyje dhe të jenë të kujdesshëm.