Zaev: 8 shtatori është kurorë e aspiratës shekullore

29 vjet më parë më 8 shtator, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të gjitha gjeneratave të ardhshme të këtij vendi, ua dhanë dhuratën më të madhe – pavarësinë e vendit. U bë realitet ëndrra e të gjitha gjeneratave të mëparshme për pavarësi dhe liri deklaroi kryeministri Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së vendit. Ai tha se e mban mend ditën kur Maqedonia u shall si shtet i pavarur.

“E mbaj mend ditën e 8 shtatorit të vitit 1991, ditën e referendumit për pavarësi. Për gjithmonë do t’i mbaj mend pamjet nga sheshi Maqedonia dhe fjalët e presidentit Gligorov i cili na e uroi pavarësinë, si dhe tingujt e himnit maqedonas, himni më i bukur në botë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.