Zabërçanec: “Së shpejti numër identifikues për qytetarët e “Ballkanit të Hapur””

Koordinuesi i “Ballkanit të Hapur” në Qeveri, Marjan Zabërçanec për gazetën beogradase “Politika” paralajmëron se së shpejti do të aktivizohet numri i identifikimit për qytetarët e Maqedonisë së veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, falë të cilit do të mund pa pengesa të punojnë në sektorin privat në cilin do prej këtyre tre vendeve.

“Shumë shpejtë do të aktivizohet numri i identifikimit për qytetarët e ‘Ballkanit të Hapur’ (BH ID numri), falë të cilit ata do të mund të punojnë pa pengesa në sektorin privat në cilin do prej këtyre tre vendeve, pa nostrifikim të diplomave, pritje të lejeve të punës dhe çfarëdo lloj tjetër barriere administrative”, deklaroi Zabërçanec për “Politika”.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, ai shtoi edhe se në fazë përfundimtare janë përgatitjet për vendosje të sistemit të vetëm elektronik për pagesë të taksave rrugore në të tre vendet.

“Para nesh është një dimër i vështirë në planin energjetik dhe ekonomik, prandaj ‘Ballkani i Hapur’ është mobilizuar në nivel të grupeve punuese të krizës në mënyrë që të kujdeset secili nga tre vendet t’i kalojë ditët e ftohta”, thotë Zabërçanec. Ai thekson se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë më të mirat deri më tani, si dhe marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas tij, është bërë hap i rëndësishëm me formimin e grupit punues, qëllimi i të cilit është formimi i agjencisë së përbashkët për investime “Ballkani i Hapur”, i cili i pat takimet e para gjatë panairit ndërkombëtar për verëra që kohë më par u mbajt në Beograd. Zabrërçanec thotë se ka filluar procesi i krijimit të portofolit të përbashkët investues si treg prej mbi 12 milionë qytetarëve me tërë potencialin njerëzor, ekonomik dhe natyror që e posedojnë vendet së bashku.

Sipas tij, “Ballkani i Hapur” ka qëllim të qartë politik, e ai është secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhet anëtar i BE-së dhe kjo nismë para së gjithash është evropiane dhe nuk mund të jetë zëvendësim për BE-në. Ai theksoi se “Ballkani i Hapur” sjellë rezultate konkrete, përfitime të prekshme për kompanitë dhe qytetarët, lëvizje të lehtësuar, biznes, ndihmë mes vendeve në kushte të krizës energjetike dhe krizës me ushqim, i dhe ndihmë në rast të katastrofave natyrore, në të njejtën kohë pa u penguar asnjë nismë tjetër.