YouTube largon 1 milion video me informacione të rre*jshme lidhur me COVID-19

Shefi i Produkteve të YouTube, Neal Mohan tha në një postim të fundit në blog se platforma më e madhe në botë për video “ka hequr mbi 1 milion video” me informacione të rre*jshme rreth COVID-19 që nga shkurti i vitit 2020. Ai justifikoi censurën në favor të “llogaridhënies” dhe “balancës” në platformë.

Mohan minimizoi deklarimet lidhur me censurën kur tha se YouTube hoqi “informacionet e rre*zikshme rreth koronavirusit”.
Ai pohoi se YouTube përpiqet të “arrijë një ekuilibër të arsyeshëm midis lirisë së fjalës dhe lirisë së arritjes” dhe nënkuptoi se censura në një “platformë të hapur” ofron “përgjegjësi më të madhe për t’i lidhur njerëzit me informacion cilësor”.