Një tjetër projekt muzikor i veçantë është lansuar gjatë ditës së sotme.
Fjala është për këngën e re të artistit të njohur Yll Limani të quajtur “A ki me rrejt”.
Edhe këtë herë, këngëtari shqiptar vjen me një paraqitje të mrekullueshme e po ashtu edhe me një klip të tillë.
Tekstin e ka shkruar vet Limani, kurse për muzikën është kujdesur i njëjti në bashkëpunim me producentin Rzon dhe Pllum.
Këta të fundit gjithashtu kanë bërë producimin e këtij projekti.
Kënga tanimë gjendet në YouTube dhe besohet se do pritet mirë nga publiku e admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/