Yjet zhveshen që t’i ‘mësojnë’ si të votojnë amerikanët, përballen me tallje të egra

Këta të famshëm si Sarah Silverman, Amy Schumer, Tiffany Haddish, Mark Ruffalo, Chelsea Handler, Chris Rock dhe Naomi Cambell (Borat nuk u zhvesh duke na kursyer) u bënë bashkë për një ‘fushatë sensibilizimi’ rreth votimit me postë, temë kjo shumë e diskutuar sot në SHBA para zgjedhjeve në nëntor. Problemi qëndron aty se të gjithë këta yje njihen si mbështetës të mëdhenj të demokratëve dhe anti Trumpistë të zhurmshëm, fakt që nuk i iku askujt që e pa videon e nuk mundën pa reaguar se kjo duket shumë dëshpëruese e pa shije.

Kjo video e krijuar nga RepresentUs, një organizatë që e përshkruan veten si e paanshme dhe me përqendrim “në të drejtën e votimit”.
Votimi me postë ishte shtyrë para nga demokratët gjatë fushatës, ndërsa ishte kundërshtuar nga republikanët pasi kjo ishte dëshmuar se ka shumë mundësi manipulimi. Tani demokratëve ju ka dalë një çështje me votat me postë pasi si proces i ndërlikuar ka shumë mundësi të shpalljes si votë e pavlefshme nëse nuk kryhet si duket.

Dihet se Hollywood anon majtas në SHBA por ka edhe të atillë që janë djathtas apo konservator, madje ka edhe më shumë thuhet por nuk flasin për shkak të atmosferës së helmuar në opinionin publik amerikan, rastet e anulimit të karrierës nëse deklaroheni se jeni konservator nuk janë të padëgjuara.

Një prej këtyre konservatorëve të padëgjueshëm, aktori James Woods, aktiv në luftimin e kësaj kulture anulimi nuk përtoi të përballet me këtë fushatë sensibilizimi me ironi të rëndë.
“S’kaluan muaj nga histeria e #MeToo zonjat e Hollywood nxorën gjinjtë e për të mbledhur vota për ledhatuesin e nuhatësin e moçëm #JoeBiden. Ironia nuk ka kufij” shkroi Woods në Twitter.
Woods po i referohej asaj që të majtit e skajshëm në SHBA nisën si fushatë kundër Biden kur po garonte kundër Sanders në zgjedhjet e brendshme tek demokratët. Joe Biden ishte detyruar të kërkonte falje publike për diçka që u konsiderua nga shumica si e papërshtatshme por jo abuzuese, edhe pas #MeToo.

Shumica e yjeve që shfaqen në video ishin publikisht mbështetës të socialistit Sanders, që ka inatosur shumë amerikanë nuk e fshehin neverinë për këta milionerë të lazdruar të ekranit.
Gjatë pandemisë ju bë shumë e qartë të famshmëve se ju ka ikur lidhja me publikun kur dilnin me video ku qaheshin se sa po vuajnë gjatë krizës. Kjo u pa si hipokrizi e madhe. Kur u mblodhën të këndojnë këngën “Imagine” nga John Lenonn gjatë pandemisë, manifest marksist prej kënge kjo, që këndohej nga milionerë që jetojnë në pallate, s’ja rritën tjetër përpos të akuzaoheshin për përbuzje të publikut.

NBA dhe Disney janë nën zjarr sikur Hollywood për të njëjtën çështje pas predikimeve të pandërprera rreth çështjeve shoqërore amerikane, kur dihet se lidhjet e tyre të biznesit me Kinën pa konsideratë fare për të drejtat e njeriut atje e kudo që i shkelin partnerët e tyre të biznesit kanë shpalosur këtë telashe për Hollywood dhe mediat.
Finalet e NBA kishin shikueshmërinë më të ultë ndonjëherë. Në NBA ishte e ndaluar të kritikoje Kinën komuniste ndërsa mbështetja për policinë apo flamurin amerikan të nxirrte telashe.

Shitjet e biletave të filmit Mulan të Disney ishin jo ekzistuese pasi u mësua se ishte xhiruar në Xinjinang, provinca ku mbahen mbi 1 milion myslimanë në kampe internimi.
Ka kohë që Hollywood përballet me akuzën për hipokrizi, posaçërisht nga yje brenda që kanë fuqinë e pavarësinë për t’u përballur me ta. Komikët posaçërisht, ku më goditësit janë Ricky Gervais, Bill Burr e Dave Chapelle, asnjëri konservator prej tyre.

Ricky Gervais ju kishte drejtuar dhomës plot yje të filmit e televizionit që të mos predikonin për çështje shoqërore gjatë ndarjes së çmimeve të Golden Globes, “sikur ISIS të hapte një shërbim televizioni ju do t’i bashkëngjiteshit”