Yarmolenko merr pijet afër vetes: Coca Cola e Heineken, ju lutem më kontaktoni

Ndryshe nga Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo që thyen rregullat e sponsorëve të UEFA-së duke larguar pijet e Coca-Colas dhe Heineken nga tavolina, Andriy Yarmolenko ka vepruar ndryshe.

Ai mori pijet afër vetes dhe i bëri thirrje kompanive që ta kontaktojnë.
“A mund të bëj diçka. E kam parë Ronaldon të bëj këtë. Por unë dua që ta vendos Coca Colan këtu, dua që ta vendos birrën këtu. Ju lutem më kontaktoni, Coca Cola the Heinekeni ju lutem më kontaktoni” deklaroi Yarmolenku duke buzëqeshur.