Presidenti i Kinës, Xi Jingping, ka thënë sot në Beograd se miqësia e popullit dhe vendit të tij, me serbët dhe vendin e tyre, është e çeliktë, e sinqertë dhe e dyanshme.
Ai i bëri këto komente me rastin e pritjes që iu bë para pallatit Serbia, për çfarë tha se është i prekur, por edhe shumë i respektuar.
Nga ana tjetër, nikoqiri i tij, Aleksandar Vuçiq i ka thënë mysafirit nga Pekini që Serbia e do atë, e respekton dhe e çmon shumë.
“Ju keni qenë me ne kur e kemi pasur më së vështiri dhe kur shumë tjerë nuk donin ta bënin këtë, ose nuk guxonin. Jemi falënderues përjetë për kujdesin që ia kushtoni vendit tonë, e po ashtu edhe për sa i përket aspektit të partneritetit strategjik që i ka hapur e mundësuar Serbisë potenciale të jashtëzakonshme për zhvillim e përparim”, ka deklaruar ai.