Kjo vajzë quhet Xhulia Kurti.
Vetëm pak kohë më parë, studentja Xhulia Kurti e Universitetit të Durrësit u rendit e dyta në botë në konkursin prestigjioz “IAA mobilitython”, i cili këtë vit u zhvillua në Mynih, Gjermani.
Bill Gates i dhuroi librin e tij të fundit Xhulias së bashku edhe me një mesazh përgëzimi për suksesin e arritur.
Xhulia është shqiptarja e parë që e ka marrë këtë libër. Këtë ja cilëson ai në mesazhin e dërguar, sepse libri akoma nuk ka dalë në qarkullim dhe sepse ai më shumë ua dhuron librat e tij atyre që dëshiron sesa i shet në publik.
Kjo është Xhulia, kampjonia jonë, krenaria jonë në fushën e teknologjisë. Dhe askush nuk flet për të. Askush nuk e njeh.
Sepse Xhulia nuk përbën lajm.
Lajm përbëjnë personazhet në formate të ndryshme televizive pa asnjë vlerë si BigBrother etj .