Xho Bajden:Përgëzoj Zaevin dhe Maqedoninë për arritjen e marrëveshjes me Greqinë

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar letër nga ish-nënkryetari i SHBA-ve Xho Bajden, ku thekson se ka qenë nder për të që ka pasur rastin që të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, në Konferencën për sigurinë në Mynih dhe për bisedën ku kanë shkëmbyer mendime për ndodhitë aktuale politike.

“Edhe njëherë Ju uroj për marrëveshjen historike me Greqinë në Prespë. Jam i bindur se marrëveshja është zhvillim pozitiv serioz, për euro integrimet por dhe bashkimin.

Siç thash në bisedën në Mynih, suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses i gjithë Evropës, dhe ajo është mirë për të gjithë”, ka shkruar në letrën dërguar kryeministrit të vendit Zoran Zaev, ish-nënkryetari i SHBA-ve, Bajden.

Ish-nënkryetari i SHBA-ve edhe një herë ka shkruar se me padurim e pret ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet pjesë e plotfuqishme e NATO-s.

“Vizioni juaj ka vendosur themelet e sigurisë dhe udhëheqja juaj si Kryeministër i Qeverisë do të mbahet mend nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas arritjes së marrëveshjes historike”, ka theksuar në letrën e tij për kryeministrin Zaev, Xho Bajden.

“Ju siguroj se unë personalisht do të përfaqësoj politikat e juaja për ardhmëri më të mirë”- thuhet në letër.