Xhisiela Maloku nga ‘dhi e zgjebosur’ në ‘Kim Kardashian’. Cili trafikant i mbulon luksin? Vetë e papunë (FOTO)

Në vjeshtën e vitit 2018, Xhisiela Maloku, një vajzë e varfër nga fshati Zezë i zonës së Krujës, pushtoi media dhe futi në sherr politikën. Ajo denoncoi për dhunë Rexhep Rrajës, djalin e deputetit të Fushë-Krujës, Rrahman Rraja, një personazh i dyshuar për veprimtari të paligjshme.

Xhisiela Maloku preku shumë zemra me jetën e saj të vështirë, babai e vrarë në 1997, dhe sidomos me dhunën dhe shfrytëzimin nga djali i deputetit, i mbrojtur politikisht. Xhisiela Maloku u shfaq në media me një pamje për t’u mëshiruar, e dërmuarr dhe me reflektim vuajtjesh të thella.

Ajo tha se djali i deputetit, nën kërcënimin e armës e kishte futur në një hotel, e kishte dhunuar dhe djegur me cingare deri kur kishte humbur ndjenjat.
Por duket se e vërteta nuk ishte ashtu siç dukej.

Prapskena mëson seNga përgjimet doli se Xhisiela kishte gënjyer për armën, por kjo nuk e ndryshonte shumë profilin e Rexhepit si dhunues. Por, në përgjime, Xhisiela shanta edhe prokuroren.

Sot Xhisiela Maloku nuk njihet më. Nga ‘dhi e zgjebosur’ në 2018, sot duket si Kim Kardashian.
Njeriu ndryshon dhe kryen ndërhyrje, por transformimi i Xhisielës është i dyshimtë, pasi ajo fuguron pa punë.

Xhisiela ekspozon një luks të frikshëm që duhet të ishte objek verifikimi nga organet hetimore. Festa të çmendura, makina lulsoze, çanta dhe ora lulsoze etj.
Kush ia mbulon lulsin me para? Janë para droge apo para djerse?! Këto foto që sjell Prapaskena flasin vetë.