Xhihadistët shqiptarë kërcënojnë edhe Zvicrën

Grupi më i madh i xhihadistëve që kërc*ënojnë sigurinë e brendshme të Zvicrës janë me origjinë shqiptare. Shumica absolute e tyre frekuenton xhamitë shqiptare që manaxhohen nga Qendrat Islame të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Sipas raportit të Institutit pranë Shkollës së Lartë për Shkenca Aplikative në Zürich, të botuar në qershor të vitit të kaluar me të dhëna të marra nga Shërbimi i Inteligjencës Zvicerane (NDB) dhe të publikuara në raport, thuhet se zhvillimi dhe rritja e radikalizmit sjellë shifra rreth numrit të xhihadistëve në Zvicër.

Raporti si rëndom nuk thotë se xhihadistë janë algjerian, marokenë, turq apo shqiptarë, por pas hulumtimit të statistikave në kuadër të vendeve të origjinës dhe etnisë së migracionit nga vendet përkatëse del se xhihadistët me origjinë nga trojet shqiptare përbëjnë numrin më të madh të atyre që rrezi*kojnë sigurinë e brendshme në Zvicër.
Xhihadistët shqiptarë janë grupi më i madh që kërc*ënon sigurinë e brendshme të shtetit helvetik, vend ky ndër të parët që njohu Republikën e Kosovës.

Sipas këtij raporti, numri i xhihadistëve aktiv në Zvicër konsiderohet 130.
42 xhihadistët e regjistruar me prejardhje nga ish-Jugosllavia janë të gjithë nga Republika e Kosovës dhe Maqedonia Veriore.
Ndërsa, 23 xhihadistë të regjistruar si nga Europa Jugore dhe Perëndimore janë poashtu shqiptarë me shtetësi dhe dokumente italiane, zvicerane, turke, gjermane e të ngjashme.

Me origjinë shqiptare ka edhe në grupin e Afrikës Veriore, Azisë, Turqisë dhe Lindjes së Mesme. Bëhet fjalë për imamë dhe persona që janë shkolluar atje dhe kanë ardhur në perëndim me shtetësinë e tyre.
Pra, nga 130 xhihadistët të cilësuar si të rrezikshëm e të shpërndarë në gjithë Zvicrën, prej tyre rreth 90 janë me origjinë shqiptare.
Sipas kërkimeve të ndryshme të bëra deri me tani, radikalizimi i shumicës së këtyre personave ka ndodhur kryesisht nëpërmjet xhamive shqiptare të cilat paraqitën si të moderuara, ndërkaq brenda atyre objekteve ligjërojnë si shumica e xhamive arabe dhe turke ideologji antiperemdimore dhe antidemokratike.

Raportohet se shumica e këtyre xhamive, të cilat i frekuentojnë shqiptarët janë të asistuara nga Bashkësitë Islame të Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, ndërkaq sponsorizohen e ndërtohen nga pasanikë nga Maqedonia, Katari dhe Diyneti turk( Drejtoria e Çështjeve Fetare e Turqisë).
Viteve të fundit xhamitë kanë mbetur të vetmet përfaqësuese të zëshme të shqiptarëve në Zvicër, pasi mungojnë shoqatat dhe ambasadat si prezencë politiko-kulturore. Përkundrazi ambasadat janë të lidhura (Maqedonia por edhe Kosova) me këto xhami dhe marrin pjesë në aktivitetin e tyre.