Sot, në ora 01:00, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, tek fshati Xhepçisht një veturë me targa të panjohura ka go*ditur një këmbësor. Pas fatkeqësisë, shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes, ndërkaq këmbësori N.I. (36) nga Tetova ka mbetur i lënduar rëndë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.