Xhenur Iseni: Pse Izet Mexhti nuk kërkon llogari nga Visar Ganiu si kryetar më i dobët (VIDEO)


Në emisionin e mëngjesit Happy Day në Klan Maqedoni, politologu Xhenur Iseni ka komentuar ngjarjet e fundit në BDI, duke thënë se Ali Ahmeti posedon një komoditet sepse për momentin ai është personi më i fuqishëm në Qeverinë LSDM-BDI.

Iseni thotë se prijsi i këtij grupi Izet Mexhti pse nuk kërkon llogari nga kryetari i Çairit, Visar Ganniu si kryetar më i dobët.
“Përse prijsi i këtij grupi, Izet Mexhiti nuk kërkon përgjegjësi nga kryetari aktual i komunës së Çairit, që për mendimin tim është kryetari më i dobët, që nuk ka realizuar asnjë premtim që ka premtuar gjatë fushatës elektorale” u shpreh Iseni.

Nga ana tjetër Iseni thotë se “Grupi i Zjarrit” nuk ka mbështetje, nëse ata mendojnë le të dalin në zgjedhje pa llogën e BDI-së

‘‘BDI tani po përjeton një renesancë, nuk ka qenë kurrë më e fuqishme se tani dhe nuk do ta ketë fuqinë politike kurrë siç e ka tani dhe kjo i jep një komoditet Ali Ahmetit që të thotë çfarë të dojë sepse është më i fuqishmi në Qeveri dhe të mos përfill kërkesat e ”Grupit të Zjarrit”, nëse këto persona mendojnë se kanë trup votues, ndoshta Izet Mexhiti ka por këta tjerët nuk besoj atëher le të dalin në zgjedhje dhe të maten” – tha në emisionin Happy Day politologu Xhenur Iseni. /KlanMacedonia/