Xhemil Daci: Më fal Teutë, këtë here më s’të fali!

Xhemil Daci shkruan në Facebook: Më fal Teutë, këtë here më s’të fali! Të njoh para se me lindë.E bija e mikes sime qē në bankat fillore,mësueses shembullore-nëna yte e mrekullueshme(e ndjerë)dhe babait,profesori im, dhe miku ynë dhe imi,familjarisht në gjenerata..
Në revansh-emisionin(Tv-21), ku t’u dha shansi të rehabiliton vehten dhe familjen tënde,ti me ose pa dashje,u pērcaktove të ngelish dhe ende të vallëzon në vallen e dreqit,valle kjo, e cila Tetovës dhe “tetovarëve t’u të dashur”(sic i quan ende edhe sot),akredituesit t’u,si mē të pērshtatshme për ta, tē zgjodhën,dhe pranove që tetovarëve tua vënë ngosën e kalit,tua shndërngon lakun dy dekada rrjesht(dy mandate ti), më keq se armiku ynë i përbetuar sllav.
Kētë prej teje,Teutë me pedigre,askush nuk e ka pritur(unë mē së paku).
Teutë,i jap të drejtë vehtes të të shkruaj kështu, nga se familjarët e mij,unë dhe shumē nga gjenerata ime,investuam jo vetëm rininë tonë,por edhe jetën tonë(këtë ti e di),për një Tetovë ndryshe(logoja yte paraelektorale),për Tetovën dhe mbarë trojet tona ilirike-shqiptare.
“Bonbonet” që plasove mbrëmë në Tv-21,ishin aq “bindëse”,sa edhe një cilimi s’do i pranonte.Udhëheqësi i mrekullueshëm,ra në hall,kurë disa here edhe të tha:”Zonja Teutë,në asnjë pyetje nuk u përgjigjët”.Ti(Ju),si edhe në fillim të emisionit,nervozizmin e zbutnit me buzëqeshjen të ushtruar,njësoj si Jovanka Brozi dikurē…
Pēr kaq pak sa thash,dhe shumë mē shumë që kam për të thēnë,si qytetarë me kērthizë i pandashēm nga Tetova,kam të drejtë të të notoj.Nota ime për ty është: 1*,jo kaluese.
P.S
Notimin që bëj,nuk do thot se favorizoj kryetarin aktual,por transparenca e tij e gjertanishme,paralajmëron lojalitet të sinqertë ndaj bashkqytetarëve të vet.Është ende herët për ta notuar,nga se,sic thotë populli,”m’ka djegë tambli,tash i fry edhe kosit”.Do presim.
Tē shpresojmë më në fund,se rrota e mbarësive do lēviz mbarë!